Nikoliç: E kam kuptuar që Kosova është kusht për BE-në
Beograd, 23 dhjetor - Presidenti serb Tomislav Nikoliç është shprehur se Serbia mund të përballet shumë shpejt me problemin e statusit të Kosovës dhe ndaj i duhet të jetë e përgatitur.
Ai tha se Brukseli do ta shtrojë shumë shpejt këtë temë në tryzë të bisedimeve.
Më duket do të ketë një përshpejtim të çështjes së statusit të Kosovës. Për këtë, Serbia duhet të jetë e gatshme, e veçanërisht ata të cilët do të jenë të angazhuar që të bisedojnë për këtë temë në Bruksel. Për të mos ikur nga kjo përgjegjësi, unë jam i gatshëm që të bëjë një propozim të kësaj platforme, po ashtu edhe qeveria, tha Nikoliç.
Kreu i presidencës serbe edhe më herët ka alarmuar lidhur me çështjen e Kosovës, duke thënë se BE-ja po kërkon nga Serbia njohje të Kosovës