Nga rrëshqitja e dheut mbyten 140 persona
Pekin, 24 qershor - Më shumë se 140 persona dyshohet se janë varrosur pas rrëshqitjes së dheut në provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës, raportojnë mediat shtetërore.
Rreth 40 shtëpi u shkatërruan në fshatin Xinmo në qarkun Maoxian, pasi fqaja e një mali rrëshqiti komplet. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim për të mbijetuarit e zënë nën gurë.
Fotot e publikuara në gazetat e përditshme tregojnë se buldozerët po lëvizin gurë të mëdhenj në përpjekje për shpëtimin e personave që ndodhen nën rrënoja.
Një çift dhe një foshnje u shpëtuan dhe u dërguan në spital pasi ekipet e punëtorëve përdorën litarë për të lëvizur shkëmbinj të mëdhenj, ndërsa dhjetëra të tjerë po kërkohen nën rrënoja, njofton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar autoritetet lokale.