New York Times parashikon shpërthim social në Europë
New York, 3 tetor - Gazeta New York Times parashikon rrezikun e një shpërthimi social në Europën jugore.
Në një artikull të saj ajo nuk përjashton përshkallëzimin e reaksioneve ne Greqi, Spanjë dhe Portugali.
Sipas saj njerëzve u është sosur durimi prej politikave të dështuara të kursimit të qeverisë gjermane dhe udhëheqësve të tjerë europianë.
Sipa prestigjozes amerikane kjo politikë do të rëndojë akoma më tepër nivelet dramatike të papunësisë dhe do të shkatërrojë rrjetet e mbrojtjes sociale, kur ata janë të nevojshëm më shumë se kurrë.
New York Times thekson gjithashtu se koha po mbaron dhe vetëm një ndryshim i papritur në politikën ekonomike mund të shpëtojë euron.