13 Janar 2025

Nesër takimi Mustafa-Vuçiç

Bruksel,8 shkurt - Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini ka ftuar formalisht në takim kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në takim me Mogherinin, që pritet të mbahet të hënën më 9 shkurt, do jenë të pranishëm edhe dy ish kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.
Takimi shënon vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë, gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeica Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë proces e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton, ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Daçiqin.

Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kryeministrat: Thaçi dhe Daçiq, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e prillit. Sipas Maja Kocijancic zëdhënëses së Mogherinit, shefja e Politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.

“I përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryeqytetet respektive”, ka deklaraur Kocijancic.

Sido që të jetë, për zyrtarët evropian prezenca e dy ish kryeministrave në këtë takim është edhe konfirmim i kontinuitetit të procesit.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve.

Andaj edhe takimi i së hënës më shumë ka karakter njoftimi dhe informimi për të ardhmen. Zyrtarëve evropian e konsiderojnë këtë takim si diç më shumë formale se substanciale. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)