Nepal, bilanci i viktimave nga tërmeti rritet në 6841
Kathmandu, 3 maj - Autoritetet e Nepalit njoftuan se numri i viktimave nga tërmeti i fortë i javës së kaluar arriti në 6841. Shkak për këtë është gjetja nën gërmadha e më shumë trupave në zonët e largëta.
Sipas njoftimeve më shumë se 14 mijë veta janë të plagosur.
Zonat e prekura më rëndë, përfshirë Gorkha, presim më shumë ndihma, por misionet e shpëtimit nuk arritën në zonët e largëta për shkak të rrugëve të bllokuara.
Ushqimet, uji i pamjaftueshëm dhe higjiena e dobët mbeten kërcënim për mijëra njerëz që tani po jetojnë në çadra.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuaar që Nepali ti lehtësoj kontrollet doganore, të cilat thuhet se po i vonojnë ndihmat e jashtme.