Në Zagreb ndërtuan një qiellgërvishtës prej 25 katesh
Zagreb, 8 nëntor - Në Zagreb mbaroi ndërtimi i qiellgërvishtësit më të madh në Kroaci. Godina është e lartë 96 metra dhe ka 25 kate. Ndërtimi ka kushtuar 100 mln euro. Në qiellgërvishtës ka edhe banesa, edhe zyra, kurse në çati ka një tarracë të madhe me pamje të bukur.
Kompleksi përfshin gjithashtu dhe një godinë prej trembëdhjetë katesh, dy pallate banimi me 11 apartamente dhe dy godina biznesi. Tërë kompleksi disponon një parking për 850 automjete.