11 Janar 2025

Në Ukrainë 83 persona kanë vdekur nga i ftohti

Kievë, 23 dhjetor - Zyrtarët ukrainas të sektorit të shëndetësisë thonë se të paktën 83 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë, kanë gjetur vdekjen këtë muaj nga temperaturat e ulëta.

Ukraina u përfshi këtë muaj nga rreshje të dendura dëbore në kryeqytetin e vendit, Kiev. Dje ekipet e ndihmës së shpejtë u mobilizuan për të nxjerrë makinat e bllokuara nën pirgjet e borës.

Moti i keq ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të mallrave në brigjet e Krimesë. Ukraina ka hapur 1 mijë e 500 qendra strehimi për personat që nuk kanë ngrohje.

Ministria e Shëndetësisë thotë se afro 200 vetë janë shtruar në spital nga problemet e ekspozimit ndaj temperaturave tepër të ulëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)