09 Janar 2025

Në Serbi ende i vlefshëm urdhër arresti për Presidentin Thaçi

Beograd, 12 janar - Në Serbi është ende i vlefshëm urdhër arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse procedura kundër tij është në vijim, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburoviç.

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim të formës së prerë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka pasur zgjerim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe urdhër arresti në Serbi është ende në fuqi, për dallim nga vendet e tjera ku Interpoli e ka ndalur këtë urdhër arrest kështu që nuk mund t’a shihni në sistemin e tij”, saktësoi Kuburovic, raporton B92.

Ajo po ashtu tha se me arrestimin e Ramush Haradinajt, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të vihet në pikëpyetje sepse urdhri për arrestimin e tij ekziston që nga viti 2005.

“Kjo ishte e njohur gjatë negociatave, por Serbia nuk ka qenë e kushtëzuar që urdhër arresti të tërhiqet”, tha ajo.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)