Në Rumani u aktivua mburojë kundërraketore e NATO-s
Bukruesht, 14 maj - NATO-ja vuri në veprim në Rumani një sistem amerikan kundër raketave.
Ndihmës sekretari i shtetit i SHBA Frank Rouz njoftoi se, stacioni për kapjen e raketave në Devesellu të Rumanisë Jugore do të ndihmojë që vendet e NATO-s të mbrohen nga raketat balistike me diapazon të vogël dhe të mesëm, të lëshuar më tepër nga Lindja e Mesme dhe nuk mund ti dëmtojë mundësitë strategjike ruse.
Sekretari i shtypit i Kremlinit Dmitrij Peskov deklaroi se Rusia do të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër sistemeve për mbrojtje kundërraketore të SHBA në Evropë.