12 Janar 2025

Në Poloni sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Varshavë, 10 maj - Sot në Poloni po zhvillohet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Rezultatet pritet të çojnë në balotazh midis presidentit aktual, Bronislaw Komorowski, dhe sfidantit të tij konservator, Andrzej Duda.

Në Poloni, kryeministri ka shumicën e kompetencave, por presidenti ushtron ndikimin e tij si udhëheqës i forcave të armatosura dhe ka po ashtu rol në politikën e jashtme, si dhe fuqinë e vetos së legjislacionit.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave sot, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 24 maj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)