Në Nepal vdesin 27 persona nga orteqet e borës
Kathmandu, 17 tetor - Zyrtarët në Nepal thonë se së paku 27 persona kanë vdekur nga stuhitë dhe orteqet e borës.
Ekipet e emergjencës kanë thënë se shumica e të vrarëve janë shtetas të huaj që kanë qenë duke ngjitur malin e Himalajeve.
Mësohet se së paku 70 njerëz vazhdojnë ende të jenë të zhdukur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës.
Operacioni i kërkimeve është duke vazhduar ende.
Stuhitë e papritshme kanë ardhur si pasojë e tajfunit që ka goditur Indinë disa ditë më herët.
Tetori në Nepal është kulmi i sezonit të ecjes në male.