Në Indi vdesin 500 njerëz nga temperaturat e larta
New Delhi, 26 maj - Mediat indiane njoftojnë se qysh nga mesi i majit deri të dielën në dy shtetet Andhra Pradesh dhe Telingana kanë humbur jetën 500 vetë, për shkak të temperaturave të larta.
Termometri në kryeqytetin indian Dehli shënon 45 gradë celsius, ndërsa në juglindje të vendit temperatura më e lartë arriti në 48 gradë celsius.
Sipas parashikimit India do të jetë e përfshirë nga vale e të nxehtit edhe në ditët në vijim.