Në Britani nis lufta pro&kundër Brexit
Londër, 15 maj - Ata kanë më pak se 6 javë nga organizimi i referendumit.
Në kampin pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, i cili ka parashikuar së paku një mijë takime në të gjithë vendin vetëm për ditën e sotme, kryeministri konservator David Cameron i cili shquhet më tepër për rolin e tij unifikues, ndërsa lideri i partisë Laburiste të opozitës, Jeremy Corbyn ka shpalosur idenë e mbrojtjes së tezës së qëndrimit në bllokun e 28 shteteve duke sfiduar partinë konservatore në pushtet.
Në zonën e tij administrative të Oxfordshire, kryeministri pohoi se Brexit do të shënonte fundin e anëtarësimit britanik në Bankën Evropiane të Investimeve e cila ka injektuar 16 miliardë stërlina (20 miliardë euro) në projekte britanike gjatë tre viteve të fundit.
Ai argumentoi gjithashtu se politikanët burra ose gra, të të gjitha bindjeve politike ishin të bashkuar për të shprehur njëzëri se vendi duhet të qëndrojë në bllokun e 28 shteteve, duke konfirmuar se e ardhmja e Britanisë së madhe ishte më me rëndësi se partitë politike.