11 Janar 2025

Ndërtimi i shtetit juridik në Kosovë, me kosto të lartë për BE-në

Prishtinë, 6 nëntor - Der Spiegel duke iu referuar raportit të Gjykatës së Auditorëve të BE-së shkruan se ndërtimi i shtetit juridik në Kosovë është angazhimi më i madh dhe më i shtrenjtë në historinë e Bashkimit Evropian.

Ku misioni i EULEX-it me 2500 punëtorë ka kushtuar nga viti 2008 mbi një miliard euro.  Një punonjës i policisë gjermane i cili njeh realitetin në Kosovë, e ka krahasuar ndërtimin e Policisë në Kosovë me termocentralin e Obiliqit afër Prishtinës.

\"Prejse NATO-ja i ka përzënë serbët nga Kosova në vitin 1999, në këtë termocentral duhet të montohet një filtër. Deri më sot kjo nuk është arritur të bëhet. Termocentrali ende pandërprerë vjell helm në ajër. Njëjtë është edhe puna me Bashkimin Evropian, i cili bën përpjekje që në Kosovë të ndërtojë një sistem të pastër shtetëror dhe një sistem funksional juridik.\"

\"Unë e njoh Kosovën tashmë dhjetë vjet dhe, sipas mendimit tim, ne gjatë kësaj kohe nuk kemi arritur pothuaj asgjë. Më së shumti jam i zhgënjyer me policinë. Me gjithë trajnimin intensiv disavjeçar dhe furnizimit me pajisje, të cilat u përgjigjen standardeve evropiane, zyrtarët policorë më shumë janë të interesuar të kryejnë kontrolle me radarë në komunikacion sesa të luftojnë kriminalitetin.\"

\"Për t’i ndjekur shoferët që ngasin shpejt veturat nuk duhet të lëvizësh vendi; mjafton të rrish rehatshëm në veturën e ngrohtë patrulluese. Kam përshtypjen se korrupsioni në mesin e policëve kosovarë është tepër i lartë. Kam marrë raporte, sipas të cilave, nëse dikush zbulohet se nget një veturë të vjedhur, atëherë mjafton ta korruptosh policin – dhe puna kryhet\", është shprehur polici në kushte të anonimitetit.

Duke vayhduar me etj ai shprehet se kriminelët e mëdhenj nuk i prek askush. Këtë e pamundësojnë strukturat tradicionale klanore dhe lidhjet e vjetra të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga radhët e së cilës janë rekrutuar shumë policë. Sipas tij drejtësia nuk funksionon fare. Shumë vende pune janë të zbrazëta ose zyrtarët ndërrohen vazhdimisht. Disa gjykatës refuzojnë të merren me lëndë të caktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)