Ndërkombëtarët përgatisin dokument të ri të dialogut politik
Bruksel, 3 gusht - Përfaqësuesit ndërkombëtarë po përgatisin një dokument bazë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë.
Dokumenti do të jetë pjesë e pakos për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi parashikon veprime që duhet të bërë nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve deri në fund të vitit.
Në raport me veriun e Kosovës parashikohen shumë veprime në bazë të Pakos së Ahtisarit, ndonëse emri i këtij dokumenti nuk do të përmendet për shkak të refuzimit nga serbët.
Qeveria e Kosovës do të pranojë që të rrisë numrin e vendeve në Kuvend për komunitetin serb, do të shpallë amnisti për qytetarët e veriut që nuk i kanë paguar faturat e ujit, të energjisë elektrike dhe taksat e tjera, si dhe do të krijojë edhe një vend shtesë për një përfaqësues të veriut në Këshillin Konsultativ për Komunitete të Zyrës së Presidentit.