09 Janar 2025

Ndahet nga jeta të ish-Presidenti gjerman Roman Herzog

Berlin, 11  janar - Dje në moshën 92-vjeçare në Bad Mergentheim është ndarë nga jeta ish-Presidenti Federal gjerman Roman Herzog.

Roman Herzog u lind më 5 prill 1934 në Landshut. Në vitin 1970 ai iu bashkua Unionit Kristian-Demokrat (CDU), ndërsa në vitin 1973 u emërua Sekretar shteti në qeverinë e Landit Rheinland-Pfalz. Nga viti 1978 deri në vitin 1983 ai mbajti poste ministrore në qeverinë e Landit Baden-Württemberg.

Në vitin 1983 Roman Herzog u emërua Zëvendëspresident i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kryesimin e saj e mori në vitin 1987 - mandat, të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri në vitin 1999 Herzog e mbajti pozitën e Presidentit Federal. Si President ai u angazhua që Gjermania e ribashkuar të merrte përgjegjësi ndërkombëtare. Në fjalimin e tij të njohur si „Fjalimi i Berlinit“ ai dha impulse për më shumë gatishmëri për reforma dhe vullnet për të ndryshuar. 

Pas përfundimit të mandatit të tij, Herzog kryesoi Konventën për hartimin e Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian dhe vazhdoi angazhimin e tij duke mbajtur një sërë pozitash në instanca të larta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)