Ndahet nga jeta të ish-Presidenti Federal Walter Scheel
Berlin, 25 gusht - Më 24 gusht 2016 në moshën 97-vjeçare në Freiburg është ndarë nga jeta ish-Presidenti Federal gjerman Walter Scheel.
Walter Scheel u lind më 8 korrik 1919 në Solingen. Në vitin 1946 ai iu bashkua Partisë së Lirë Demokratike (Freie Demokratische Partei FDP), kryesimin e së cilës e mori në vitin 1968. Fillimisht ai shërbeu si anëtar i asamblesë qytetare në Solingen e në vazhdim si deputet në parlamentin e landit Nordrhein-Westfalen. Deri në vitin 1974 shërbeu si deputet në bundestagun gjerman dhe për dy vite edhe si zëvendëspresident. Walter Scheel ishte ministër i jashtëm i koalicionit social-liberal nga viti 1969. Në këtë cilësi ai pati ndikim të madh në politikën lindore dhe në traktatin gjermano-gjerman.
Nga viti 1974 deri 1979 Scheel e mbajti pozitën e Presidentit Federal. Gjatë këtij mandati ai në komunikimin e tij shpeshherë zgjodhi fjalë të qarta dhe u angazhua për më shumë të drejta shoqërore aktive. Angazhimi i të rinjve ishte poashtu një dëshirë e tij e flaktë.
Në rrafshin e politikës së jashtme ai ishte një ithtar i Evropës së bashkuar duke ndjekur qëllimin e ruajtjes së paqes dhe demokracisë.
Pas përfundimit të mandatit të tij, Scheel u angazhua duke marrë përsipër detyra nderi dhe mbajtur në një sërë pozitash në instanca të larta.
Sot, më 25.08.2016 nga ora 14.00 17.00 dhe nesër nga ora 09.00 14.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit.