NATO shpreh shqetësim për shtimin e forcave ruse
Bruksel, 6 nëntor - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se aleanca duhet ta kundërshtojë shtimin e forcave ruse në zonën midis Detit Balltik dhe Detit Mesdhe.
Dule folur të enjten gjatë manovrave luftarake të NATO-s në Portugali, Jens Stoltenberg tha se rusët i kanë përqëndruar forcat ushtarake në Kaliningrad, në Deti e Zi dhe në Mesdheun lindor, gjë që mund ti lejojë Moskës kontrollin e zonave të rëndësishme dhe të kufizojë aksesin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në disa rajone.
Stoltenberg tha se NATO duhet të sigurojë përmbushjen e misioneve të veta në një mjedis të ndryshëm dhe ti kundërvihet në mënyrë të efektshme kësaj sfide, për të cilën ai tha se tani është çështja në axhendën tonë.