NATO rrit bashkëpunimin me BE-në për Kosovën
Bruksel, 3 prill - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen kanë biseduar në Bruksel mbi bashkëpunimin midis Aleancës dhe BE-së.
Bashkëpunimi i këtyre dy organizatave sidomos në Kosovë ka qenë një nga temat kryesore të këtij takimi.
Ky takim ka ardhur pas lirimit të dy policëve kosovarë të ndaluar nga xhandarmeria serbe të shtunën e kaluar në zonën kufitare të Merdares, ku siç bëhet e ditur rol vendimtar kanë luajtur BE dhe NATO, duke i bërë presione autoriteteve të Beogradit.
Rasmusen dhe Barroso kanë folur edhe për përgaditjet rreth Samitit të NATO-s në Çikago, tërheqjes së planifikuar të NATO-s nga Afganistani si dhe çështje tjera të bashkëpunimit.