11 Janar 2025

NATO kryen manovrat ushtarake më të mëdha

Madrid, 5 nëntor - “Manovrat ushtarake më të mëdha të NATO-s në më tepër se një dekadë, dërguan një mesazh shumë të qartë tek vendet tona dhe kundërshtarët e mundshëm”, - tha sot shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Manovrat tre-javore, që filluan muajin e kaluar, përfshinë 36 mijë trupa nga më tepër se 30 vende-anëtare të NATO-s dhe partnerët, që janë përfshirë në një “stërvitje intensive” në Itali, Spanjë dhe Portugali.

\"NATO nuk kërkon konfrontime, por ne jemi gati të mbrojmë aleatët tanë”- tha Stoltenberg. Të mërkurën, qindra trupa të NATO-s me mbështetjen e helikopterëve dhe tankeve u përfshinë në një sulm të simuluar kundër një armiku fiktiv në bazën stërvitore “San Gregario” në Spanjën verilindore, në kuadrin e një manovre të quajtur “Trident Juncture”.

NATO tha se forca nga 12 vende të Aleancës kryen një operacion që përfshinte shpëtim pengjesh, pastrimin nga minat dhe sulme të këmbësorisë.

NATO tha se ky demonstrim, po ashtu përfshinte vendosjen e mbi 500 paratrupave, që fluturuan direkt nga baza e tyre në Fort Bragg, të Karolinës së Veriut, për t’u ulur me parashutë në zonën e stërvitjeve.

Stoltenberg tha se NATO ka ftuar në manovra vëzhgues nga të gjitha vendet anëtare të OSBE-së dhe nga vende të tjera të botës, përfshirë Rusinë. Manovrat filluan më 19 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 6 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)