NATO krijon forcën e reagimit të shpejtë për të kundërshtuar Rusinë
Bruksel, 3 dhjetor - NATO-ja miratoi krijimin e një force ushtarake të përkohshme të reagimit të shpejtë. Aleanca tha se skuadra e parë e reagimit të shpejtë do të jetë gati vitin e ardhshëm.
NATO pret që një forcë e përhershme e reagimit të shpejtë të jetë gati brenda vitit 2016.
Lëvizja e aleancës vjen pas mosmarrëveshjes së vazhdueshme me Rusinë për Ukrainën.
Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg:
\"Ne e dënojmë me forcë përpjekjen e vazhdueshme të Rusisë për të destabilizuar Ukrainën, përfshirë dhënien e armatimit të rëndë dhe personelit ushtarak, dhe ne gjithashtu dënojmë veprimet e Rusisë, të cilat janë duke rrezikuar sigurinë e Ukrainës si dhe kanë efekte serioze për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajonit Euro-Atlantik.\"
NATO-ja i bëri thirrje gjithashtu Rusisë për të tërhequr trupat e saj nga kufiri i Ukrainës.