NATO godet trafikimin dhe transportin e paligjshëm të refugjatëve
Bruksel, 12 shkurt - NATO-ja vendosi të ndihmojë vendet anëtare të përballojnë krizën e refugjatëve, pas kërkesës së bërë nga Gjermania, Greqia dhe Turqia.
Duke lajmëruar vendimin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha në një konferencë shtypi se Europa po përballohet me krizën më serioze të refugjatëve dhe të emigrantëve që pas Luftës së Dytë Botërore.
Stoltenberg tha se NATO-ja do të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare për të goditur trafikimin dhe transportin e paligjshëm të qenieve njerëzore.
Përveç kësaj, konferenca e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, me kërkesën e ShBA-së pranoi të dërgojë aeroplanë paralajmërues AWACS në luftimet që po zhvillohen kundër organizatës ekstremiste \"Shteti Islamik\".
Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mbajt në Bruksel më 10 dhe 11 shkurt.