NATO dhe BE kërkojnë rritje të shpenzimeve ushtarake
Bruksel, 17 qershor - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pati të martën një takim me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në selinë e Bashkimit Europian.
Pas takimit, palët u shprehën një një deklaratë të përbashkët se do të shtojnë bashkëpunim strategjik mes NATO-s dhe BE-së dhe do të nxisin vendet anëtare të shtojnë shpenzimet ushtarake.
Në këtë deklaratë, thuhet se një mbrojtje më e fortë do të jetë në të mirë të një NATO-je më të fuqishme. \"Presim që të merren hapat vendimtare në mbledhjen e Këshillit Europian, që do të zhvillohet në qershor,\" u shprehën të dy palët.
Stoltenberg dhe Juncker thanë për mediet se 22 vendet anëtare të BE-së janë të NATO-s. NATO-ja dhe BE-ja përballen me sfida të përbashkëta në gjendjen e re të sigurisë. Prandaj, kjo ka shumë rëndësi.
Në muajin mars, Juncker propozoi krijimin e një ushtrie për BE-në, për përballimin e kërcënimeve.