NATO: 26 avionë rusë shkelin hapësirën e BE-së
Bruksel, 30 tetor - NATO ka pikasur avionë gjuajtës rus në hapësirën e Bashkimit Europian, pikërisht mbi detin Baltik, detin e Zi dhe në veri të oqeanit Atlantik, duke e konsideruar një aktivitet të pazakontë në qiejt europianë.
Sipas deklaratës së NATO-s, janë 26 avionë rus të pikasur nga Aleanca e Atlantikut, ku shumë prej tyre përbëjnë edhe rrezik për trafikun ajror civil, sepse nuk kanë planifikime fluturimi dhe për pasojë nuk mund të vërehen nga Aviacioni Civil.