Mustafa takoi Kryetarin e PPE-së, Joseph Daul
Berlin, 13 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa u takua me Kryetarin e Partive Evropiane Popullore, Joseph Daul.
Në këtë takim, që u mbajt në vazhdën e takimeve të rregullta konsultative të LDK-së me drejtuesit e PPE-së, anëtare e së cilës është, Kryetari Mustafa e informoi Daul për zhvilllimet politike në Kosovë, si dhe paraqiti vizionin e LDK-së për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit tonë.
Po ashtu, Kryetari Mustafa e falënderoi z. Daul për bashkëpunimin e ngrohtë mes LDK-së dhe PPE-së, duke ia ripohuar qëndrimin e LDK-së për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me vizion evropian.