Mustafa e Vuçiq bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura
Bruksel, 25 gusht - Me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Institucionet në Prishtinë dhe ato në Beograd thonë se do të shkojnë sot në Bruksel për të përmbyllur marrëveshjet për disa çështje, përfshirë edhe procesin e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes