Mustafa dhe Vuçiq do të takohen sonte në darkë
Prishtinë, 13 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Qeverisë së Serbisë,Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel për, siç është thënë, darkë joformale.
Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, takimi ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara.
Mogherini është ndërmjetësuese e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.