10 Janar 2025

Murtezaj: Evropa është fati ynë i përbashkët

Vjenë, 8 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka mbajtur fjalimin kryesor në  manifestimin e Kongresit Paneuropa, që po i mban punimet në Vjenë.

Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj, para pjesëmarrësve të shumtë, gjatë fjalimit është përqendruar në ardhmen e Evropës dhe të Kosovës si pjesë e Evropës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë.

Murtezaj ka deklaruar se “Kosova është Evropë  dhe se Evropa është fati ynë i përbashkët”. Ai ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë  qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.

“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva evropiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë\", është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur evropian të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)