Moti i keq ngadalëson ritmin e refugjatëve
Gjenevë, 3 tetor - Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara po njofton për një rënie të dukshme këtë javë të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Greqi, për shkak të motit të keq në Detin Mesdhe.
Agjencia UNHCR tha se dje në Greqi mbërritën 1 mijë e 500 emigrantë, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur atje mbërrinin 5 mijë refugjatë në ditë përmes Detit Mesdhe.
Megjithatë, kjo shifër më e ulët e refugjatëve nuk pritet të vazhdojë për një kohë të gjatë. Zëdhënësi i Agjencisë së Refugjatëve, tha se ka gjasa, që me përmirësimin e motit numri i refugjatëve të shtohet.
Agjencia thotë se pret që këtë vit, në Europë, të hyjnë përmes Mesdheut
700 mijë emigrantë dhe refugjatë dhe parashikon që edhe në vitin 2016 numri të mos ndryshojë. Kjo shifër është sa dyfishi i vlerësimit të mëparshëm të agjencisë së refugjatëve.
UNHCR-së, po ashtu bëri thirrje për donacione me vlerën e 128 millionë dollarëve për trajtimin e krizës, shumë më tepër se sa objektivi prej 30.5 millionësh që agjencia kërkoi muajin e kaluar.