Moti i keq në Itali ka shkaktuar 4 të vdekur
Romë, 4 gusht - Moti i keq që ka përfshirë Trevison, ka shkaktuar 4 të vdekur dhe 8 të plagosur.
Një stuhi e fuqishme që filloi mbrëmjen e së shtunës ka bërë që lumi Lienz të fryhet dhe të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të shumta.
Forca e ujit dhe përmbytjet kanë marrë përpara shtëpi, makina, pajisje të ndryshme shtëpie, madje edhe persona duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme.
Guvernatori Zaia tha se do të kërkojnë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë zonën e prekur. Kjo është një zi e të gjithë Venetos dhe Italisë, tha ai i cili gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës është mbajtur në kontakt të vazhdueshëm me ekipet e shpëtimit.
Zyrtarë të Mbrojtjes Civile në provincën e Trvisos, thanë se gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Ata siguruan që do të merren të gjitha masat për rastet e emergjencës, duke shtuar se situata është shumë serioze. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikës, anëtarë të mbrojtjes civile dhe persona të tjerë vullnetarë, në kërkim të trupave të zhdukur