Moti i ftohtë paralizon Turqinë Lindore
Ankara, 6 dhjetor - Temperaturat në Turqinë Lindore arritën deri në minus 20 gradë Celsius. Për shkak të motit të ftohtë u anuluan mësimet në shkollat aty. Rrugët janë të pakalueshme.
Lumi Kura është ngrirë. Meteorologët paralajmërojnë për masa të ajrit të ftohtë nga Sibiria.