Moska mbulohet nga era dhe mjegulla, dyshohet për rrjedhje gazi
Moskë, 11 nëntor - Banorët e Moskës janë ankuar të hënën se kanë ndjerë erë të rëndë kimikatesh dhe janë ndeshur me një mjegull të dendur në juglindje të qytetit.
Në një regjistrim video të hedhur në rrjetet sociale nga vetë qytetarët shihet qartazi mjegulla e dendur që ka mbuluar pallatet jugut të Moskës.
Menjëherë u ngritën spekulime se kishte ndodhur ndonjë incident me rafinerinë e Gazprom në Moskë, por kompania ruse nxitoi të deklaronte se ajo po punonte normalisht dhe se nuk kishte asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura.
Në fakt, panikun e kishte përhapur një zyrtar i Ministrisë së Energjitikës, i cili ishte cituar nga një agjenci lajmesh se në rafinerinë e gazit në Moskë kishte pasur një incident, i cili kishte shkaktuar edhe erën e keqe në kryeqytet.