10 Janar 2025

Monti: Kriza në Eurozonë mund të çojë në shpërbërjen e BE-së

Romë, 6 gusht - Kryeministri italian, Mario Monti, tërhoqi vërejtjen për një “dorëzim psikologjik” të Evropës që duhet të parandalohet.

Monti i tha revistës gjermane “Der Spiegel” të dielën se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Në ndërkohë, inspektorët e trojkës financiare: Komisonit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar u larguan nga Athina pas disa ditësh të bisedimeve me koalicionin e ri qeveritar.

Kryenegociuesi i FMN-së, Poll Tomsën, tha se është bërë “progres i mirë” gjatë negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë në shtator.

Qeveria greke theksoi nevojën për marrjen e pjesës së radhës të paktës ndihmëse financiare në mënyrë që të mund t\'i paguajë borxhet dhe faturat e saja.

Greqia është zotuar se do të kursejë 11.5 miliardë euro të tjera për ta marrë pjesën e radhës së paktës ndihmëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)