Mogherini: Të vazhdohet dialogu Kosovë - Serbi
Bruksel, 19 nëntor - Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e të Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini pas një takimi që pati me Ivica Daçiç tha se duhet që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve dypalëshe.
\"Shpresoj që dialogu në nivel të lartë do të vazhdojë së shpejti, por BE pret që Beogradi e Prishtina në ndërkohë do të vazhdojnë të punojnë për vënien në jetë të Marrëveshjes së Brukselit, theksoi Mogherini.
Mogherini tha se gjatë kohës që ajo do të jetë kryesuese e politikave të BE-së, nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE, por se do të ketë shtete që do të bëjnë përparime.