Mogherini: Marrëveshja bërthamore një fitore botërore
Bruksel, 17 korrik - Shefja e diplomacisë evropiane deklaratën e përbashkët të Vjenës dhe rezultatin e negociatave bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 e cilësoi fitore botërore.
Federika Mogherini në një intervistë dhënë shtypit italian tha: Evropa është një prej lojtarëve të rëndësishëm në marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Irani dhe grupi 5+1 pas 18 ditë bisedimesh të ngjeshura dhe intensive në Vjenë më në fund më 14 korrik arritën të nxjerrin një deklaratë të përbashkët për ti dhënë fund krizës së sajuar 12 vjeçare rreth çështjes bërthamore të Iranit.