11 Janar 2025

Mogherini konfirmon gatishmërinë e BE-së për liberalizimin e vizave më Kosovën

Bruksel, 17 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \\ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.

Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli.

Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë.

Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)