Mjacaj pranon vrasjen e dy turistëve çekë
Shkodër, 5 korrik - Sokol Mjacaj e ka pranuar vrasjen e dy turistëve çekë pas marrjes në pyetje nën cilësinë e të dyshuarit.
Mjacaj është marrë në pyetje nga prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Ai nuk ka rrëfyer për persona të tjerë bashkëpunëtorë.
20-vjeçari iu dorëzua rrethimit policor në ambientet e një shkolle në fshatin Grudë në Dukagjin rreth 48 orë pas krimit të shëmtuar në fshatin Prekal të Dukagjnit, ku u vranë dy turistë çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova.
Operacioni i së dielës ka qenë një ndër aksionet më masive të policisë në Shkodër, ku në terren ishin rreth 300 forca policie të Komisariatit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s dhe katër autoblinda që mbështetëshin me dy helikopterë të policisë. (Top Channel)