Mitch Mcconnell zgjidhet udhëheqës i Senatit Amerikan
Washington, 17 nëntor - Në zgjedhjet që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara për anëtarët e rinj të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, Partia Republikane fitoi shumicën në të dyja dhomat, duke thelluar kështu shumicën që gëzonte më parë në Dhomën e Përfaqësuesve. Tani republikanët kontrollojnë edhe Senatin.
Më 16 nëntor, republikanët dhe demokratët amerikanë zgjodhën udhëheqësit e tyre në Senat. Senatori i Partisë Republikane Mitch Mcconnell u rizgjodh udhëheqës i shumicës, ndërkohë ai i Partisë Demokratike Chuck Schumer u zgjidh udhëheqës i pakicës në Senat.
Senatori Mitch Mcconnell, që është senator i Shtetit Kentucky, u zgjodh për herë të parë në vitin 1984 dhe ka kaluar 5 presidentë amerikanë Regan, Bush, djalin e Bush, Klinton dhe Obamën. Ai është senatori i Partisë Republikane me ndikimin më të madh në senat.
Ndërkohë, Partia Demokratike zgjodhi Schumer si udhëheqës të pakicës. Ai do të zëvendësojë Harry Reid, i cili del në pension.