12 Janar 2025

Ministrja Tahiri po qëndron në Gjermani

Berlin, 11 qershor - Nën organizimin e Fondacionit për vlera dhe mirëkuptim ndërkombëtar dhe me ftesë të delegatëve dhe kryetarit të Bundestagut të Gjermanisë Dr. Norbert Lammert, ministrja e Dialogut Edita Tahiri, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e njëzetë ndërkombëtare të “Lutjeve të Mëngjesit” në Berlin të Gjermanisë.

Ky aktivitet është i përvitshëm dhe në të ftohen liderë, ministria, deputetë dhe personalitete të shquara nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Republikën e Gjermanisë, ministrja Edita Tahiri do të zhvilloi takime në Qeverinë Gjermane, me ministrin e Shtetit për Evropën z. Michael Roth dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë me Dr. Ernst Reichel, Emisar Special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s.

Po ashtu do të zhvilloi takime tjera me anëtarë të Qeverisë dhe Bundestagut në kuadër të konferencës dy ditore të lutjeve ndërkombëtare të mëngjesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)