11 Janar 2025

Ministrja Tahiri po merr pjesë në takimin e Ministrave të SEECP

Sofje, 1 shkurt - Ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka udhëtuar sot për Sofje të Bullgarisë për një vizitë tre ditore me ç ‘rast do të merr pjesë në takimin e radhës të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) si dhe do të zhvilloi takime bilaterale me përfaqësuesit e lartë shtetëror të Bullgarisë.

Ministrja Edita Tahiri do të mbaj fjalim në sesionin plenar të ministrave të jashtëm të SEECP, më 2 shkurt 2016. Me këtë rast, ministrja Edita Tahiri do të zhvilloi takime bilaterale me ministra dhe përfaqësues të vendeve anëtare të SEECP-së pjesë e të cilës me të drejta të plota është edhe Republika e Kosovës, nga viti 2014.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Edita Tahiri do të zhvilloi takime me përfaqësuesit e lartë të shtetit Bullgar, me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Daniel Mitov, zëvendëskryeministren Meglena Kuneva dhe zëvendëskryeministrin njëherit ministrin e Punës dhe Politikave Sociale, Ivailo Kalfin dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë, Dxhema Grozdanova. Bisedimet bilaterale do të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Edita Tahiri do të ketë edhe takime tjera me qeveritarë, parlamentarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe mediave të Republikës së Bullgarisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)