Ministrja Tahiri merr pjesë në takimet e dialogut në Bruksel
Prishtinë 16 nëntor - Ministrja për Dialogun njëherit kryenegociatorja znj. Edita Tahiri ka udhëtuar në Bruksel së bashku me delegacionet përkatëse për të marrë pjesë në takimet e dialogut për çështjet e drejtësisë, telekomit dhe menaxhimit të integruar të kufirit (IBM).
Në takimet që do të mbahen sot dhe nesër do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura dhe obligimet e palëve për këto çështje.
Përmes këtij njoftimi për media njoftojmë opinionin po ashtu se Marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Republikën e Kosovës, nuk është temë e bisedimeve, fillimi i zbatimit mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU-ja, më 15 dhjetor 2016, në pajtim me marrëveshjen.