10 Janar 2025

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Departamenti Amerikan të Shtetit

Washington, 16 nëntor - Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Në Departamentin e Shtetit, ministrja Hoxha është pritur nga Hoyt Brian Yee, ndihmëssekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Hoyt Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu Ndihmës sekretarin e Shtetit në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.

Ndihmëssekretari i Shtetit Yee, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.

Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.

Ajo mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)