Ministrja Edita Tahiri po qëndron në Bruksel
Bruksel, 1 prill - Ministrja për Dialogun Edita Tahiri po qëndron në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
Qëllimi i takimeve është që të përshpejtohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në ketë dialog, konkretisht për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve në fushat e telekomit, energjisë, lëvizjes së lirë, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve etj.
Në veçanti do të kërkohet shpejtimi i zgjidhjes së çështjes së kodit telefonik, pastaj zbatimin e marrëveshjes për telekomin në përgjithësi, ku kodi është njëri prej elementeve, si dhe do të ketë bisedime për të përshpejtuar proceset e zbatimit në energji, edhe aty kemi disa ngecje, pastaj në fushat tjera, siç është sigurimi i automjeteve.
Ministrja Tahiri ka theksuar se si palë, kemi dhënë pëlqimin për marrëveshje, por pala serbe ende po e zvarrit konfirmimin e gatishmërisë për të pranuar marrëveshjen për këtë, por edhe fusha tjera ku ka nevojë të shpejtohet zbatimi i marrëveshjeve.