Ministri Valon Murati pritet nga Ministri i Diasporës Sllovene
Lubjanë, 25 shtator - Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë vizitës së tij nëRepublikën e Sllovenisë, sot u prit nga Ministri i shtetit Slloven për diasporë, Gorazd Zhmavc.
Gjate këtij takimi u shkëmbyen informata dhe përvoja nga të dy vendet në fushën e bashkëpunimit me diasporën.
Në kuadër të vazhdimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë, ministri Murati e ftoi homologun e tij slloven për një vizitë zyrtare në Prishtinë gjatë këtij viti.
Si rezultat i takimit dy ministrat konstatuan se për vendet si Kosova dhe Sllovenia, bashkëpunimi dhe mbajtja e lidhjeve me diasporën është jetike.
Pas njoftimin nga ministri Murati për punën që Ministria e Diasporës të cilën e udhëheq është duke bërë në fusha të ndryshme, Ministri Zhmavc e përgëzoiMinistrin Murati për punën e mire, sidomos për aktivitetet e rrjetëzimit të kategorive të ndryshme profesionale të diasporës.
Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit tëSllovenisë ku me ta u diskutua përkrahja e shtetit Slloven për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Slloveni, sidomos në ato zona ku është më e koncentruar diaspora jonë.
Ne këtë takim ministri Murati u shoqërua nga Ambasadori i Kosovës ne Slloveni, Nexhmi Rexhepi.