Ministri Petrovic u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA.
Me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Zëvendëskryeministri Petrovic sot ka marr pjese në lutjen e mëngjesit.
Po ashtu ka realizuar takime të shumta duke përfshirë Sekretarin e Shtetit z. Cerry, kongresmenët Eliot Engel, Dejnom Rorabeherom,Robertom Aderholton, Tedom Poom, dhe senatorin z.Tunom etj.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka zhvilluar po ashtu takime me përfaqësuesit e lartë të Komitetit të Helsingut derisa do ti vazhdoj takimet në Departamentin e Shtetit me zyrtarë të lartë që mbulojnë veprimtaritë e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në të gjitha këto takime është konfirmuar fuqishëm përkrahja për Kosovën në rrugën e saj të integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të demokracisë dhe ekonomisë.
Me theks të veçantë janë trajtuar temat që kanë të bëjnë me dialogun Prishtine - Beograd, situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zhvillimin e qeverisjes se mirë.
Është konfirmuar edhe një herë fuqishëm nevoja për të punuar bashkërisht ne integrimin e plotë të komuniteteve në jetën institucionale e shoqërore dhe integrimin e përgjithshëm te Kosovës në familjen evropiane.