Ministri Murati nderon të rënët shqiptarë në luftën e Kroacisë
Këto aktivitete po zhvillohen nën organizimin e kësaj shoqate, në bashkëpunim me komunën e Bogdanovcit dhe nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Në emër të Republikës së Kosovës, ministri Murati, bashkë me zv.ministrin e FSK-së, Muhamet Latifi, dhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, i nderuan të rënët shqiptarë e kroatë, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e luftëtarëve dhe viktimave të kësaj lufte.
Me këtë rast, ministri u takua edhe me familjarët e nëntë shqiptarëve të vrarë në këtë betejë - të familjeve Bardheci, Lleshi dhe Krasniqi.
Gjithashtu, z.Murati vizitoi edhe varrezat qendrore të dëshmorëve dhe civilëve të vrarë të Vukovarit, varrezën masive Ovqara, si dhe u prit nga kryetari i Bashkisë së Vukovarit, Ivan Penava, me të cilin foli për fuqizimin e raporteve mes shqiptarëve dhe kroatëve, përkatësisht mes Republikës së Kosovë dhe asaj të Kroacisë.
Gjatë ditës së sotme, ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën me temën Kontributi i shqiptarëve në luftën atdhetare.