11 Janar 2025

Ministri Hyseni vazhdon takimet në New York

Prishtinë, 18 maj - Ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Fillimisht ka takuar ambasadorin e Kanadasë, Marc-Andre Blanchard, pastaj ka takuar ambasadoren e Singapurit, znj. Karen Tan, ndërsa pasdreke ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Republikës së Koresë, Oh Joon.

Që të trija këto vende kanë ulëse në Komitetin Ekzekutiv të Interpol-it, ku së shpejti pritet shqyrtimi i kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim.

Njësoj si edhe në takimet paraprake biseda është përqendruar te kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit,  me theks të veçantë rreth anëtarësimit të vendit tonë në Interpol, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Ministri Hyseni ka kërkuar përkrahjen e këtyre vendeve në këto procese të rëndësishme për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)