Miletiç: Më fyese thirrjet vritini shqiptarët
Beograd, 15 tetor - Kreu i Programit për Ballkanin Perëndimor dhe Mbrojtjen e të Drejtave në Beograd, Goran Miletiç, reagon lidhur me incidentin e rëndë që ndërpreu ndeshjen Serbi-Shqipëri në minutën 42.
Miletiç ka shkruan në rrjetin social Twitter, se për të janë më fyese brohoritjet vritini shqiptarët, sesa shfaqja me flamurin.
Domethënë shfaqja me flamurin është fyese, ndërsa thirrjet vritni, vritni shqiptarët nuk janë diçka e vlefshme aq sa të përmenden?, shkruan Goran Miletiç.
Më herët lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në stadiumin Partizani në Beograd, reagoi dhe Presidenti i UEFA-s, duke e ndëshkuar atë.