Mijëra hektarë pyje në Greqi digjen nga zjarret
Athinë, 18 gusht - Burimet greke njoftuan se gjatë dy ditëve të fundit mbi 98 pyje në Greqi janë prekur nga zjarret dhe mijëra hektarë pyje dhe toka bujqësore janë shkrumbuar.
Shumica e zjarreve kanë prekur rrethinat e qytetit Vollos në veri të ishullit Kefalonia në juglindje të Greqisë.
Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të penguar përhapjen e zjarreve.