Mijëra emigrantë shpëtohen nga Italia
Romë,4 gusht - Gjatë fundjavës që sapo kaloi Marina Ushtarake italiane u përfshinë në shpëtimin e mijëra imigrantëve ilegalë, të cilët vijnë nga vendet afrikane dhe shtetet ku po zhvillohen luftime.
Mbi një mijë imigrantët ilegalë kanë zbarkuar në portin e Tarantos dhe anë rrjedhojë e ndërhyrjeve shpëtuese mes të premtes dhe të shtunës në Kanalin e Siçilisë.
Gjatë fundjavës që kaloi mjetet aerodetare të Marinës Ushtarake italiane u përfshinë vazhdimisht në shpëtimin e mijëra imigrantëve ilegalë, që mbërrinin në gadishullin Apenin nga brigjet e Afrikës Veriore, njoftoi kjo marinë.
Mes të premtes dhe të dielës u shpëtuan të paktën 2 500 persona nga anijet e përfshira në operacionin Mare Nostrum, mes të cilave anijet Aliseo dhe Fasan, anija amfibe Sfinge, ajo San Giusto dhe helikopterët, ka njoftuar marina italiane.